Ndalohet një person në Ferizaj, dyshohet se ka kryer fajde

09:11 | 5 Shtator 2019

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se dje rreth orës 18:00, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person, me inicialet E.H., nga Ferizaj.

I njëjti është ndaluar nën dyshimin se që nga Dhjetori 2018 e deri në Prill 2019, ka arritur të përfitoj prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove, andaj, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara