Ndalohen 6 persona për vepra të ndryshem penale

12:37 | 11 Qershor 2019

Prokuroria e Shtetit, ka njoftuar se në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka ndaluar 6 persona për vepra të ndryshme penale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Shtetit.

Ndërkaq, sipa raportit të Prokurorisë së Shtetit, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara