Natyra Kuçi tregon nëse do të jetë deputetja e vetme e PSD-së

23:20 | 22 Nëntor 2019

Kandidatja për deputete nga Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashi, që transmetohet në Klan Kosova, ka theksuar se ka qenë për anulimin e votave nga Serbia.

“Pavarësisht a do të bëhem deputete, qëndrimi ynë është parimor që të mos pranohen votat nga Serbia”.

Ajo ka theksuar se nuk i është bërë e padrejtë me anulimin e votave nga Serbia.

“Hyrja e Nismës në Kuvend, do të më lë mua jashtë Kuvendit. Sepse nga hyrja e Nismës në Kuvend, ne si koalicion do ta humbim një deputet”, ka theksuar Kuçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara