Nasuf Aliu, kandidat për Vushtrrinë nga AKR

09:39 | 26 Gusht 2017

Nasuf Aliu ka marrë besimin e AKR-së për t’iu futur garës për të parin e Vushtrrisë, shkruan arbresh.info

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook.

Aliu ka premtuar që modelin e qeverisjes do ta ndërtojë së bashku me qytetarët.

Shkrimi i tij në Facebook

E shtrenjta familje e imja,

Të dashur mbështetës e qytetarë të mi,

Fal konsultave të shumta me ju, përkrahjes së familjes, fal mbështetjes së nivelit qendror dhe Presidentit Behgjet Pacolli, propozimit të kryesisë së AKR-së në Vushtrri, nga përkrahja e bizneseve të vendit dhe çdo kategorie shoqërore, unë vendosa të pranoj kandidaturën për kryetar të Vushtrrisë.

Kjo sfidë e madhe, më është dhënë fal besimit tuaj dhe vlerësoj se me këtë nuk kam fituar privilegj, por vetëm se ndihem akoma më tepër i ngarkuar me barrën e shumëfishuar të përgjegjësisë, andaj unë do të përpiqem të jap gjithçka nga vetja për të ndryshuar orekset të cilat deri sot nuk kanë ngopur asgjë përveç shijeve personale dhe klanore, ndërsa ju premtoj që tërë intuiten, dijen dhe eksperiencën që kam do ta shkrij në shërbim të besimit tuaj.

Gjithçka që do të servohet do të jetë në të mire të mirëqenies së qytetarëve dhe ky fillim i mirë do të filloj të ndodh nga 22 tetor, ku do të bashkë ndërtojmë modelin e qeverisjes së re, deri sa qytetari i çdo kategorie do të ketë privilegjin e të qenurit pjesëmarrës në vendimmarrje dhe politikëbërje.

Jemi ne ata që bashkërisht do t’ia kthejmë dinjitetin e Vushtrrisë së atdhetarit Hasan Prishtina, vendit të dijes, kulturës dhe lashtësisë.

Dallimi në mes nesh dhe të tjerëve është se ne njohim çdo cep se si frymon qyteti ynë dhe ballafaqimet që do ti kemi, po ashtu njohim vlerat e shumë familjeve, kuadrove dhe potencialeve natyrore që mundëson Vushtrria jonë.

Kemi përgatitjen profesionale, çertifikime dhe njohuri të gjatë në qeverisjen lokale, përvojën e mirë vendore dhe shumë vizita, tryeza e prezentime ndërkombëtare në disa prej shteteve të Europës dhe dijmë si t’i bëjmë krahasimin e vlerave dhe zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet qyteti i Vushtrrisë.

Ne vlerësojmë se Vushtrrisë nuk i duhet vetëm një kryetar, Vushtrrisë i duhet menaxhim ndryshe të prioriteve dhe në asnjë rast problemi ynë nuk janë kandidatët tjerë, por sfida jonë është ballafaqimi dinjitoz kundër papunësisë, jetës sociale, dinjitetit të nëpërkëmbur dhe ofrimit të shërbimeve efektive. Këto i arrin vetëm ekipi i mishëruar me përditshmërinë e çdo vushtrriasi.

Qofshim faqebardhë së bashku dhe Zoti na ndihmoftë!

Me respekt,

Nasuf Aliu

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara