Nami nesër në Tiranë: Ja programi i Natës së Bardhë

15:10 | 28 Nëntor 2017

Ditën e nesërme më 29 nëntor, ashtu siç është bërë traditë tashmë, do të festohet në Tiranë Nata e Bardhë. Institucione të shumta kulturore kanë programuar shfaqje e ekspozita të ndryshme dhe do të hapin dyert për qytetarët të cilët do të kenë akses falas.

Eventi më i shumëpritur sigurisht është koncerti i këngëtares britanike Emeli Sande në sheshin “Skënderbej”, e cila do të paraprihet nga artistët shqiptarë Alban Ramosaj dhe Kamela Islamaj.

Ndërsa aktivitetet e tjera të organizuara nga Ministria e Kulturës janë këto: Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara