Nagavci e quan absurd caktimin e seancës: Vetëm një deputet të jetë i infektuar, rrezikojmë të infektohemi të gjithë

16:51 | 24 Mars 2020

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e ka quajtur absurd caktimin e seancës për nesër për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Sipas saj,  aty vetëm një deputet të jetë i infektuar, rrezikojnë të infektohen të gjithë.

“Absurde, dhe shumë shqetësuese qysh në mes të krizës shëndetësore po këmbëngulin për mbledhje të Kuvendit. Sikur aty vetëm një deputet të jetë i infektuar, rrezikojmë të infektohemi të gjithë. E pastaj infeksioni do të përhapej, sepse deputetët vijnë nga të gjitha komunat”, ka thënë Nagavci.

Ajo u ka bërë thirrje  LDK-së dhe partive tjera opozitare të mos tregohen të papërgjegjshëm.

“I bëj thirrje PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës (PLAN po i bie) të mos tregohen të papërgjegjshëm. Mos e vini në rrezik Kosovën midis situatës së pandemisë globale. Mocioni pret, a virusi vret…”, është shprehur Nagavci në Facebook./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara