Myfitu NaimTërnava, ka pritur sot në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin

20:15 | 30 Korrik 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfitu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në prag të festës së Kurban-Bajramit, njofton BIK, raporton arbresh.info.

Duke uruar për festën e Kurban Bajramit, Myftiu Tërnava falënderoi Presidentin Thaçi për vizitën dhe për respektin e treguar në vazhdimësi ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në anën tjetër edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehi ndjenjë të veçanta që si president i vendit, po u uron festën e Kurban Bajramit, Myftiut Tërnava, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjithë besimtarëve në vend.

“Uroj që tek të gjithë besimtarët të mbizotërojë solidariteti, respekti, harmonia, bashkëpunimi, toleranca dhe mirëkuptimi. Poashtu bëri thirrje që në festa të tilla të kujtohen personat që dhanë jetën për lirimin e vendit”, ka thënë Thaci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara