Muzeu i Kosovës përkujton arkeologun Fatmir Peja

14:42 | 20 Dhjetor 2018

Muzeu i Kosovës do të organizojë nesër, më 21 dhjetor 2018, një tryezë shkencore në kujtim të veprës së arkeologut Fatmir Peja.

Tryeza do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahen në Muzeun e Kosovës, ndërsa pritet që për kontributin e arkeologut Peja të flasin studiues nga Kosovës dhe Shqipëria.

Tryeza organizohet edhe në shenjë nderimi për punë që arkeologu Fatmir Peja ka zhvilluar me dekada në zbulimin dhe studimin e trashëgimisë arkeologjikë në vend.

Në fund do të ndahet edhe mirënjohje pos mortum për Pejën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara