Mustafa pas takimit: I urova fitoren Kurtit, ajo çka është punuar deri tash nesër do të definohet përfundimisht

18:27 | 28 Nëntor 2019

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me përfaqësuersit e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë se i ka uruar kreut të kësaj partie fitoren, dhe takimi sipas tij ishte i frytshëm.

Mustafa, tha se gjatë takimit është pa një vullnet nga të dy palët që të vazhdohet tutje. Sipas tij, këto ditë  këto  LDK dhe VV do të takohen sërish dhe të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

” Ne patëm një takim shumë të frytshëm dhe shumë konkret. Unë ja urova zotëri Kurti fitoren dhe radhitjen e Lëvizjes si parti e parë. Ne konstatuam bashkërisht se ajo çka është punuar nga dy grupet punuese thuajse është  përfunduar dhe mbetet që edhe nesër të definohet. Ne shohim vullnet nga të dy palët që të vazhdojmë intensivisht këto ditë të takomi dhe të arrijmë marrëveshjen për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa.

Ndonëse ishte thënë se pas certifikimit të rezultateve do të nënshkruajnë marrëveshjen këto dy parti pritet që në ditët në vazhdim ta bëjnë një hap të tillë.

Kujtojmë se fitues e zgjedhjeve të 6 tetorit ka kaluar Lëvizja Vetëvendosje./arbresh.info


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara