Mustafa: Ministritë e AKR-së më të suksesshmet

16:29 | 22 Shtator 2019

Ministri i Punëve të Brendshme dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ekrem Mustafa, ka marrë pjesë në tubimin e Aleancës Kosova e Re në Suharekë.

Mustafa gjatë këtij tubimi ka thënë se programi i AKR-së është kopjuar.

“Çdo gjë që ka rrjedhë nga AKR nga vitit 2006 është duke u kopjuar nga rivalët tanë në politikë. AKR ka krye me Behgjet Pacollin i ka bërë të gjitha të pamundurat që ta zhvilloj shtetin e Kosovës por fatkeqësisht siç thotë presidenti ka qenë një autobus i drejtuar nga të tjerët dhe nuk ka mundur t’i shpërfaq të gjitha programet e veta”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se ministritë e AKR-së kanë qenë më të suksesshmet.

“Në Qeverinë e fundit AKR ka pas disa ministri dhe kanë qenë ndër ministritë më të suksesshme të cilat nuk janë përfolur për korrupsion e nepotizëm që e kanë dëmtuar qytetin e Kosovës”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara