Mustafa mbledh kryetarët e degëve të LDK-së

14:47 | 16 Dhjetor 2019

Ka filluar takimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa më Kryetarët e degëve të kësaj partie.

Në këtë takim që ka filluar në ora 14:30, janë duke marrë pjesë të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së. Takimi është thirrur nga kryetari i partisë, Isa Mustafa, shkruan arbresh.info.

Ndonëse takimi është duke u mbajtur më dyer të mbyllura besohet se në të do të diskutohet lidhur me bisedimet për arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen.

Pas këtij takimi pritet që dikush nga zyrtarët e LDK-së, të prononcohet para mediave.

Kujtojmë se LDK është tash e sa javë është duke tentuar që të arrij një marrëveshje më Vetëvendosjen për të bash qeverisur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara