Mustafa: Çasja e Kurtit për marrëveshjen është e gabuar, me Amerikën nuk kemi humbur asgjë

20:51 | 16 Shtator 2020

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka replikuar sërish kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se nuk do ta zbatojë marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, nëse VV’ja vjen në pushtet. Këtë, Mustafa e sheh si qasje shumë të gabuar.

Ai në një intervistë për EuroNews tha se qasja e Kurtit është e gabuar, sepse asnjëherë Kosova nuk ka humbur me SHBA’në.

“Mendoj që është një qasje e gabuar e tij, sepse me Amerikën asnjëherë Kosova nuk ka humbur asgjë. Marrëveshja nuk prek në sistemin kushtetues, për ta çuar në Kuvend që kjo marrëveshje të votohet”, tha Mustafa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara