Mustafa: Ata që kultivuan korrupsionin nuk mund ta luftojnë atë

18:15 | 13 Gusht 2019

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund t’i luftojnë këto dy dukuri.

Sipas Mustafës këta persona duhet të pastrohen mire dhe jo të qeverisin me Kosovën, shkruan arbresh.info

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të  Mustafës:

Jo, jo!
Ata që e kanë kultiuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta.
Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompantë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paran publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën! IM

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara