Mushkolaj- Hotit: Para moralizimit për sigurimin e veturave, konsultohu me bashke partiakun zëvendësguvernator

13:12 | 10 Dhjetor 2019

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka komentuar kritiken e anëtarit të LDK-së, Avdullah Hotit drejtuar Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e sigurimit të veturave.

Mushkolaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se Hoti është dashur të sqarohet me bashke partiakun e tij, Sokol Havolli i cili mban pozitën e zëvendësguvernatorit në BQK, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar gjithashtu se Hoti është moralizuar në këtë rast.

“Avdullah Hoti e paska kritiku BQK’në për rritjen e sigurimit të veturave 26%, ndërkohë që zv.guvernator i BQK’së është bashkëpartiaku i tij Sokol Havolli. Para se me moralizu, ndoshta ish dashtë me e sqaru këtë farë pune me Sokolin, i cili u dërgu në atë pozitë si pjesë e marrëveshjes politike me PDK për ndarjen e pushtetit – kapjen e shtetit”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndryshe gjatë ditës anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar rritjen e sigurimeve të veturave nga BQK duke thënë se ka kufizuar konkurrencën e lirë në treg.

Muajin që lamë pas Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur që të rrisë tarifat për sigurimin e veturave. Këtë rritje BQK e arsyeton me rritjen e inflacionit nëpër vite.

Kjo rritje ishte kundërshtuar nga vozitës ndërsa për të ishin organizuar edhe protesta./arbresh.info/

Lexo edhe: Hoti: Me rritjen e sigurimeve për 26%, BQK ka kufizuar konkurrencën e lirë në treg

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara