Murtezaj: E kemi ndalë zhvatjen e shtetit, vendimin për shkarkim e pranova pas orarit të punës

16:00 | 17 Tetor 2020

Ish-drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ka reaguar pas shkarkimit nga Kryeministri Avdullah Hoti, për të cilin ka thënë se vendimin për shkarkimin e tij, e ka marrë pas përfundimit të orarit të punës.

Murtezaj ka thënë se në kohën e tij është vlerësuar lartë puna e ATK-së nga Raporti i Progresit për vitin 2020.

“Fillimisht kërkoj falje se nga mbrëmë kur filloi qarkullimi i lajmit pa qenë i informuara qe skam mundur të iu jap përgjigje. Kjo ka qenë e jashtë zakonshme jashtë orarit të punës. Pa diskutim paraprak andaj mbetet për tu marrë më këtë organet e drejtësisë. Unë fillimisht i pata vendosur disa objektiva si, ngritja e llogaridhënies dhe përgjegjësisë dhe përmirësimi i kualitetit të punës”, ka thënë ai.

“Unë po ashtu ia kam kthyer imazhin këtij institucioni. Për bizneset që ende vazhdojnë të jenë ende jo të rregullt në raport me ligjin ua kemi pamundësuar përfitimin. I kemi ndërpre klanet jozyrtare të zhvatjes së shtetit. Ne kemi bërë reformimin e strukturës organizative e cila më herët ka qenë e përpiluar për interesa klanore e biznesore. Ne kemi zbatuar në plotëni ligjin si ATK”

“Të gjitha objektivat që theksova u konfirmuan nga FMN e nga Banka Botërore e Raporti i BE-së ku në raportin e progresit u vlerësuam lartë. Kemi një mori të dhënash që kemi bërë punë të jashtëzakonshme”, thotë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara