Mulla Osmani: Politikanët menduan për kolltukët e tyre e jo për drejtësinë e masakrave

11:50 | 15 Janar 2020

“Politikanët tanë më shumë janë munduar për kolltukët të tyre se për të kërkuar drejtësi për masakrat në Kosovë”.

Kështu tha Hoxhë Mulla Osmani më rastin e përvjetorit të masakrës në Reçak.

“Mbi 40 masakra në Kosovë, për fat të keq askush nuk u dënua. Për fat të keq drejtësia selektive ndërkombëtare dhe turpi i politikaneve tanë që nuk kanë bë asgjë për drejtësinë e këtyre masakrave. Politikanet më shumë kanë menduar për kolltukët se për të kërkuar drejtësi”.

Ndryshe sot janë bë 21 vjet nga masakra e Reçakut.

Me këtë raste politikane e qindra qytetar bënë homazhe ne Reçak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara