Mujka: Nuk kemi informacione për tri rastet e reja me COVID-19 të paraqitura në Mitrovicë

23:23 | 1 Qershor 2020

Tri raste të reja janë paraqitur sonte në Komunën e Mitrovicës.

Nënkryetari Faruk Mujka thotë se tri rastet e ditës së sotme nuk janë mostra të dërguara nga Mitrovica.

“Nuk mund ta dimë për momentin vendbanimin e tyre dhe as nëse janë raste kontakti”, tha ai për RTV Dukagjinin .

Mujka thotë se në këtë komunë është krijuar një konfuzion pasi thotë se dy raste që mbrëmë kanë rezultuar pozitive me COVID-19 sot kanë dalë negative.

“Të njëjtët pasi nuk kanë pasur simptoma kanë insistuar që të ritestohen ku edhe kanë rezultuar negativ një ditë pasi dolën pozitiv”.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut thotë se me tri rastet e sotme numri i rasteve aktive në Mitrovicë shkon në tetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara