Muhaxheri: Rrezikshmëria e Agim Madanit po ekzagjerohet, situata e qetë

01:03 | 30 Shtator 2015

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka folur në lidhje me arrestimin e shtetasit shqiptar Agim Madani, i cili ka plagosur dy pjesëtarë të policisë së Kosovës.
Sipas Muaxherit, rrezikshmëria e tij po zmadhohet.

“Mendoj që po ekzagjerohen shumë gjëra, sepse Agim Madani nuk ka qenë i rrezikshëm për personat në Pejë, ai zakonisht ka pas caqe shtëpi të zbrazëta ose ushqim”, tha Muhaxheri nw ‘Ora e Fundit’ nw Klan Kosova.

“Në raste tjera nuk është person që i rrezikon qytetarët, mendoj që po tejzmadhohet rrezikshmëria e tij, sipas informatave nuk është në komunën e Pejës”, tha ai.

Ai theksoi se situata në Pejë është dukshëm më e mirë.

“Situata e sigurisë në Pejë është shumë më e mirë, ka një vit që nuk ka vrasje gjithashtu edhe në shkolla gjendja është më e mirë”, theksoi Muhaxheri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara