Muçolli: Në Podujevë u shpenzuan 100 mijë euro në vetura

13:07 | 10 Maj 2019

100 mijë euro në vetura.

Kjo është shuma që zyrtarët komunal të Podujevës kanë shpenzuar gjatë vitit 2018. Kështu ka bërë të ditur asamblisti I Vetëvendosjes në Podujevë, Fitim Muçolli.

Muçolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se këto shpenzime po bëhen derisa nxënësit llapjanë mësojnë në kushte jo adekuate, shkruan arbresh.info.

“Shkollat pa kabinete mësimore e zyrtarët komunal nuk u zbresin veturave, hargjojnë 100 mijë euro Derisa nxënësit llapjanë ende mësojnë në objekte me dekada të lënë pas dore dhe pa kushte elementare për zhvillimin e mësimit, zyrtarët llapjanë shpenzojnë mijëra euro në vetura. Sipas raportit financiar të 2018-es, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe stafi i tij kanë shpenzuar afër 100 mijë euro vetëm për karburant dhe servisim të veturave zyrtare”, ka shkruar ai.

Asamblisti i VV-së, ka shtuar se shuma prej afër 100 mijë euro është shpenzuar ne karburante dhe servisim të veturave.

“Mbi 50 mijë euro ose saktësisht 53,187,08 euro janë shpenzuar vetëm në derivate të naftës, e shifër e ngjashme është shpenzuar edhe në mirëmbajtje dhe servisim të veturave, 40 mijë euro ose saktësisht 35 mijë e 890 euro”, ka shuar ai.

E sipas Muçollit qytetarët do të duhet të shpenzohej në kabinete dhe objekte të reja shkollore.

“Këto para janë taksa të qytetarëve andaj do të duhej të shfrytëzoheshin në ndërtim të kabineteve shkollore, literaturë për nxënësit dhe rininë llapjane, ndërtim të objekteve shkollore dhe renovim të atyre aktuale”, ka përfunduar ai.

Ndryshe Muçolli një shpenzim të ngjashëm e ka bërë publik edhe të enjten, reth 20 mijë euro janë shpenzuar vetëm në telefon./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara