MTI ndan 500 mijë euro për Zonën Ekonomike në Lipjan

16:24 | 1 Prill 2019

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka bëtë të ditur se vazhdon të përkrahë sektorin privat.

Shala përmes një postimi në facebook ka shkruar se kanë nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Lipjanit për financimin e Zonës Ekonomike, shkruan arbresh.info.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë vazhdon me përkrahjen e sektorit privat, dhe në këtë kuadër sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti, për financimin e Zonës Ekonomike në Lipjan në vlerë prej 500 mijë Euro. Ndërtimi i kësaj zone do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e bizneseve, sepse shtrihet në një vend strategjik duke mundësuar qasje dhe operim më të lehtë të tyre”, ka shkruar Shala.

Ai ka shtuar se ministria që ai udhëheq zotohet për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Vlera e investimeve për jetësimin e Zonës Ekonomike në Lipjan parashihet të jetë 2.8 milionë euro, dhe deri më tani MTI ka financuar mbi 1 milion euro. MTI mbetet e përkushtuar në përkrahjen e zhvillimit të kësaj Zone dhe zotohet se do të vazhdojë të gjitha procedurat për ndërtimin e infrastrukturës dhe funksionalizimin e plotë të saj, duke ndikuar në nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e konkurrencës si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mes të sektorit privat”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara