Mrika kompleton rekordin, shtatë majat më të larta në shtatë kontinente

12:48 | 15 Gusht 2019

7 vjeçarja nga Peja, Mrika Nikçi, sot ka arritur të kompletojë ngjitjen e malit Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 majat më të larta në shtatë kontinente të botës.

Ajo tani është futur në histori si femra më e re në tërë botën që arrin të kompletojë ngjitjen e shtatë majave. Në anën tjetër ajo së bashku me babanë e saj janë bërë shqiptarët e parë në botë që si babë e bijë kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm.

Për momentin ata ndodhen në Kampin Bazë, dhe shpresojnë se moti do ua lejojë kthimin sa më të shpejtë deri në Papua, ku pritet që edhe të ketë kontakt më të lehtë të kontaktojë dhe të japë detaje me foto nga ngjitje në këtë majë.

Mrika gjatë gjithë ngjitjeve nëpër këto male ka qenë së bashku me babain e saj Arianit Nikçi. /Gazeta Express/

“ The path from dreams to success does exist.May you have the vision to find it, the courage to get on to it, and the…

Publiée par Mrika Seven Summits sur Jeudi 15 août 2019

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara