MPMS shpenzon rreth 1 milionë euro në sigurim fizik

13:56 | 5 Mars 2019

Rreth 1 milionë euro do të kushtoj sigurimi fizik i objekteve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas njoftimit të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, do të siguron të gjitha  qendrat e MPMS në tërë territorin e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Objektet do të sigurohen gjatë 24 orëve për dy vite.

E në të njëjtin njoftim thuhet se vlera e parashikuar për këtë kontratë është 700 mijë euro.

Në të ceken edhe kushtet për pjesëmarrje ndërsa lloji i procedurës do të jetë i hapur. Një nga kriteret e dhënies së tenderit është ofrimi i çmimit më të ulët.

Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është ora 14:00 e 22 marsit ndërsa hapja e tenderëve do të bëhet po atë ditë menjëherë pas mbylljes së afatit për dorëzimin e tenderëve në rrugën Mis Edit Durham Nr.46  Prishtinë MPMS zyra nr B  15  kati përdhes.

Ndryshe ditë më parë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka dalë ministria e vetme me realizim 100% të aktiviteteve të punës gjatë 2018-es.

Kjo pas monitorimit që Lëvizja FOL u ka bërë ministrive dhe zyrës së kryeministrit. Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara