MPJ: Serbia ka kryer gjenocid, tani po e pengon pajtimin në rajon

13:49 | 7 Gusht 2019

Kosova do t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë për lëvizjen e lirë.

Kështu po thotë Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli.

Sipas tij, Serbia po ndërmerr veprime që kërcënojnë këtë marrëveshje dhe po vazhdon të krijojë pengesa për qytetarët e Kosovës.

Si sqaron se qytetarët e dy vendeve respektive mund të udhëtojnë vetëm me leternjoftim, por nëse duan të kalojnë nga Serbia në një shtet të tretë u nevojitet edhe pasaporta.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Kosova mbetet e përkushtuar të zbatojë në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura në Dialog në Bruksel.
Kosova mund të shërbejë si një shembull për Serbinë* në këtë drejtim.
Ne kemi zbatuar me sukses marrëveshjen për lëvizjen e lirë që ka normalizuar lëvizjen e popujve midis dy vendeve. Kosova respekton plotësisht marrëveshjen dhe mbetet e angazhuar për detyrimet ndërkombëtare që ka marrë.
Lëvizja e lirë është një element kyç i integrimit evropian dhe bashkëpunimit më të fortë rajonal.
Por Serbia* po ndërmerr veprime që kërcënojnë këtë marrëveshje dhe po vazhdon të krijojë pengesa për qytetarët tanë dhe po vazhdon me propagandën e saj për gjoja masa “ekstreme”.

Qytetarët e të dyja vendeve mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim, por nëse duan të kalojnë nga Serbia* në një shtet të tretë, u nevojitet pasaporta.
Bashkimi Evropian si lehtësues dhe garantues i marrëveshjeve të arritura në Bruksel duhet të ndalojë Beogradin nga sjellja dhe veprimet aktuale.

*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.
Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara