MPB u refuzon 367 personave shtetësinë e Kosovës

22:48 | 2 Gusht 2018

Vetëm gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të marrë shtetësinë e Kosovës kanë aplikuar gjithësej 612 persona.

245 nga ta kanë marrë shtetësinë kosovare. Ndërkohë që përgjigje negative kanë marrë 367 persona, kjo me arsyen se nuk i kanë plotësuar kriteret e parapara me ligjet në fuqi.

“Gjatë kësaj periudhe gjithsej 612 persona kanë bërë kërkesë për marrjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Përgjigje negative kane marrë gjithsej 367 persona. Këto kërkesa nuk i kanë përmbushur kriteret e parapara me ligjet në fuqi”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Sipas MPB-së, kërkesat për t’u bërë qytetar i Kosovës vijnë kryesisht nga vendet e regjionit si Serbia, Shqipëria, Maqedonia si dhe Turqia. Ndryshe janë janë tri mënyra të fitimit të shtetësisë: me qëndrim në Republikën e Kosovës, me bashkim familjar si dhe me dekretim nga presidenti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara