MPB dhuron 24 kamionë për njësitet e zjarrfikësve

09:19 | 14 Prill 2015

Ministria e Punëve të Brendshme, në një ceremoni që do të mbahet sot do të shpërndajë 24 kamionë, për fazën e parë të projektit, të njësive të zjarrfikësve të 24 komunave të Republikës së Kosovës.

Ky projekt financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në fazën e dytë të projektit, që do të përfundojë më 30 qershor, do të shpërndahen edhe 14 kamionë të tjerë.

Vlera e totale e këtij projekti është  5. 334. 659, 93 euro./arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara