Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

20:26 | 3 Dhjetor 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohtë.

“Në mëngjes në ultësira parashihet të krijohet mjegulla dhe ngricat. Ngrica më shumë parashihet të ketë përgjatë relievit kodrinorë-malor. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Poashtu do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara