Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

22:21 | 10 Shtator 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy të ditët në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat në disa pjesë, kryesisht në qendër dhe veriperëndim të vendit kanë mundësi të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara