Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme

13:33 | 22 Nëntor 2020

Java e fundit e nëntorit mbi vendin tonë do të jetë me mot stabil, kryesisht me kthjellime. Orëve të mëngjesit ngrica dhe mjegull në ultësira.

Pas motit të ftohtë në fundjavë, që viseve malore solli edhe reshjet e para të borës, gjatë javës së fundit të nëntorit rajoni ynë do të jetë nën dominim të fushave anticiklonike të pozicionuara mbi rajon dhe lindje të kontinentit.

Sipas Prishtina Weather, këto kushte favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit ftohtë, me ngrica të lehta, e përgjatë ultësirave priten kushte për mjegull. Ditën e martë kalimi i një fronti të dobët në lindje të rajonit sjell vranësira kalimtare, por pa të reshura.

Në fundjavë, paraqiten mundësi për një depërtim ciklonik që favorizon mot me vranësira dhe të reshura shiu.

Cilësia e ajrit që në fundjavë shënoj përmirësim, ditëve të ardhshme nën kushtet e një moti të qëndrueshëm, në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror, pritet të përkeqësohet edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, që mund të kalojë edhe në jashtëzakonisht të dobëta.

23.11.2020 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica të lehta. Përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësira kalimtare.

24.11.2020 – Paradite me vranësira. Ditën vranësirat do të shpërndahen e priten edhe intervale me diell.

25.11.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, përgjatë ultësirave mjegull.

26.11.2020 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Përgjatë ultësirave mjegull, ditën kryesisht ktjellët, me diell.

27.11.2020 – Mëngjesi i ftohtë. Përgjatë ultësirave mjegull, ditën kryesisht me diell.

Temperaturat maksimale gjatë ditës do të luhaten përreth vlerave mesatare, derisa ato minimale mbeten pak të ulëta. Minimalet do të luhaten nga -3C deri +1C, e maksimalet nga 7C deri 11C.

Era do të fryjë e lehtë 1-3m/s kryesisht nga kahu jugor. Ditën e martë me intensitet mesatar nga verilindja 6-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera mesatare, me tendencë të rënies. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara