“Mos i jep zemër dhunuesit”, protestohet para Prokurorisë për gratë e vrara

13:29 | 16 Shtator 2020

“Mos i jep zemër dhunuesit!”, Sa herë po doni me na vra?”, janë thirrjet e protestuesve para Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Me numër të kufizuar të protestuesve, Rrjeti i grupit të Grave ka kërkuar drejtësi për gjitha gratë e vrara gjatë vitit.

Të njëjtat kanë kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të marrin më seriozisht këto raste, meqë sipas tyre numri është enorm i vrasjeve.

Ndryshe, edhe sot gjatë fjalimit të kryeministrit Hoti, aktivistet e PSD-së kanë ndërmarrë një aksion duke fishkëllyer dhe hedhur letra në drejtim të tij, duke e kritikuar kryeministrin për rastet e dhunës ndaj grave në Kosovë dhe mosveprimin e institucioneve./Arbresh.info/

Ia ndalën fjalën me fishkëllima: PSD deklarohet për aksionin ndaj Hotit

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara