“Mos e neglizho virusin, mu ke tu ma lujte”, ja kujt i thotë Ramiz Lladrovci

19:31 | 13 Gusht 2020

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tashmë i infektuar me Covid-19, i shkruar ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarit, edhe ky i infektuar me Covid-19, që të mos e neglizhojë virusin.

Rudari përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se do të qëndrojë i izoluar në shtëpi për shkak të virusit.

Ndërkohë që i pari i Drenasit i ka thënë Rudarit “unë e neglizhova ke tuje ma lujte”.

“Nexhmi, ishall e kalon sa ma lehtë. Të lutem mos e neglizho se te qone oshte. Une e neglizhova ke tuje ma lujte…! Sherim te shpejte shoku!”, ka shkruar Lladrovci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara