Momenti kur Rugova i tregoi popullit se vuante nga kanceri

09:27 | 21 Janar 2020

Ishte larguar për pak kohë nga aktivitetet e përditshme si president i Kosovës. Nuk kishte paraqitje publike dhe nuk shfaqej në ekran.

Ibrahim Rugova po u mungonte shqiptarëve të Kosovës, por askush nuk e dinte arsyen. Spekulimet nisin të qarkullojnë për sëmundjen e ish presidentit të Kosovës por asgjë nuk thuhej me saktësi të plotë.

Ishte vet presidenti ai që thirri një konferencë për shtyp dhe njoftoi se vuan nga kanceri në mushkri.

Në këtë video shihet momenti tejet prekës kur Rugova jep lajmin për sëmundjen që për shumëkë ishte goditje e madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara