Molliqaj: Pa PSD’në s’do të bëhej ushtria e Kosovës

23:39 | 13 Gusht 2019

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosovë sot s’do të kishte ushtri të veten pa ndihmën e partisë së tij.

“Ushtria s’mund të bëhej pa një garancë të PSD’së”, është shprehur ai, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Molliqaj ka thënë se PSD’ja ka ndikuar që “Lista Srpska të mos jetë përcaktues i politikave në Kosovë”.

Sipas tij, pa ndihmën e PSD’së s’do të kishte qenë e mundur edhe taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara