MMPH mbështetë ndërtimin e ujësjellësit në 28 fshatra të Gjakovës

15:05 | 12 Shtator 2019

Ministria e Ambientit dhe KRU-Gjakova kanë nënshkruar sot një projekt bashkëpunimi në të cilën do të ju mundësohet 28 fshatrave që të furnizohen me ujë krejt kjo fal vazhdimit të ndërtimit të ujësjellësit.

Më këtë rast Ministri Fatmir Matoshi para mediave tregoj se për këtë vit për këtë projekt kam ndarë rreth 750 mijë euro.

“Sot më kryeshefin e nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e ujësjellësit për 28 fshatra të tjera, vjet i kemi financuar me 200 mijë euro vitin e kaluar ndersa këtë vit me 750 mijë euro” tha Matoshi

Ndërsa, Ismet Ahmeti, kryeshef i KUR Gjakovës u shpreh falënderues për mbështetjen që Ministria po ju bënë.

Ai tha se fal kësaj 20 mijë familje do të kenë ujë të pijshëm për herë të parë.

“E falënderoj ministrin pasi kjo është në pyetje për 20 mijë banor që janë pa ujë të pijshëm. Këtë vit presim që të lëshojmë në ato komuna dhe të gjitha ato familje të furnizohen më ujë. Asnjëherë deri tash Komuna e Gjakovës s’ka pas kësi projekti”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara