Mjeku që kërkoi para për operimin e pacientit: Po ndihem i kërcënuar

10:50 | 12 Shkurt 2018

Kirurgu Enver Fekaj sërish është deklaruar në lidhje me pacientin Hysen Ibrahimaj, për të cilin u raportua nga mediat se mjeku i kërkoi para për ta operuar në QKUK.

Dr. Fekaj ka rrëfyer ndryshe nga raportimi në media, duke mohuar se i kërkoi para për ta operuar në QKUK. Ai ka thënë se operacioni i dytë që duhej ta kryente pacienti 19-vjeçar ishte mjaft i komplikuar dhe këtë ka tentuar t’ua sqarojë edhe familjarëve.

“Kur ka ardhur për vizitë rreth 2 muaj pas operacionit, për të biseduar për operacionin definitiv në Spitalin privat, prindi i pacientit ka reaguar në mënyrë të vrazhdë, pasi i kam thënë se operacioni i dytë kushton 3000 euro”.

“Ai nuk priti që të sqarohesha rreth vështirësive dhe komplikimeve të mundshme, shpeshherë shumë serioze, shpjegim ky që për mua kishte prioritet, sepse operacioni definitiv është shumë i sofistikuar dhe nganjëherë me epilog të paqartë. Ky ishte takimi im i fundit me familjarët e pacientit. Indirekt më ka kërcënuar. Prandaj arsyeja përse unë nuk kam dashur të merrem me këtë pacient ka qenë shqetesimi im se mund të kem probleme serioze me këtë familje nëse unë e operoj djalin e tyre e në ndërkohë me pasur komplikacione”, ka shkruar Dr. Fekaj.

Ndërkohë SHSKUK ka njoftuar se Dr. Enver Fekaj dhe drejtori i Kirurgjisë Abdominale Dr. Rifat Bajrami, janë dërguar në Komisionin Disiplinor. Ndërkaq masa për këta të dy ka kërkuar edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili gjatë ditës së djeshme ka vizituar pacientin në fjalë.

Reagimi i plotë i mjekut:

Pacientin Hysen Ibrahimaj e kam operuar ne Spital privat me 21.08.2017 per shkak te nje gjendje urgjente qe njihet si megacolon, gjendje kjo qe e kercenonte me komplikacione serioze per jeten. Ne kete kohe isha ne pushim vjetor. I rekomandova qe te shkonte per trajtim ne Spitalin e Pejes ose ne QKUK, sepse une isha ne pushim vjetor. Ata insistuan qe une ta operoj. Paraprakisht rreth 2-3 jave ishte trajtuar gabimisht nga mjeke familjare. Operacionin qe une e realizova ishte I pesti me radhe. 3 operacione ne moshen femijerore I kishte realizuar ne Gjermani, ndersa operacionin e katert ne QKUK disa vite me heret.

Operacioni qe une realizova( loop- colostomy) ishte operacion qe e shpetonte pacientin nga komplikimet te cilat kercenojne seriozisht jeten. Ky operacion ishte etapa e pare e intervenimeve kirurgjike qe realizohen te pacientet me Morbus Hirschprung, sepse sanimi definitiv kerkon se paku edhe nje intervenim tjeter qe eshte mjaft I nderlikuar, intervenim ky qe mund te shoqerohet me veshtiresi dhe komplikime pasoperatore mjaft serioze, e qe nganjehere kerkon edhe nderhyrje tjera kirurgjike. Periudha optimale e qendrimit te stomes eshte rreth 6 muaj, nese jemi te sigurt , pas ekzaminimeve te duhura, atehere mund te procedohet per tretman definitiv.Kur ka ardhur per vizite rreth 2 muaj pas operacionit ( ka pasur edhe vizita tjera brenda kesaj periudhe kohore), per te biseduar per operacionin definitiv ne Spitalin privat, prindi I pacientit ka reaguar ne menyre te vrazhde, pasi I kam thene se operacioni I dyte kushton 3000 euro.

Ai nuk priti qe te sqarohesha rreth veshtiresive dhe komplikimeve te mundshme, shpeshhere shume serioze, shpjegim ky qe per mua kishte prioritet , sepse operacioni definitiv eshte shume I sofistikuar dhe nganjehere me epilog te paqarte. Ky ishte takimi im I fundit me familjaret e pacientit. Indirekt me ka kercenuar. Prandaj arsyeja perse une nuk kam dashur te merrem me kete pacient ka qene shqetesimi im se mund te kem probleme serioze me kete familje nese une e operoj djalin e tyre e ne nderkohe me pasur komplikacione, komplikacione keto qe ndodhin edhe ne qendrat eminente boterore, kuptohet as ne Spital privat e as ne QKUK.

Ata nuk kane komunikuar me me mua. Ne nderkohe jane lajmeruar te drejtori I kirurgjise abdominale, dr. Rifat Bajrami, I cili e ka pranuar pacientin ne repartin “A” te kirurgjise abdominale. Aty pacienti ka qendruar rreth 3 jave. Gjate kesaj periudhe kohore pacienti I eshte nenshtruar ekzaminimeve te duhura Klinike, laboratorike dhe ekzaminimeve endoskopike( biopsi e zorres se trashe per percaktimin e prezences ose jo te ganglioneve neurale ne murin e zorres)me qellim te pergatitjes adekuate per trajtim kirurgjik. Ne nderkohe, dr. Rifat Bajrami tregoi qe pacienti ka shkuar per keto ekzaminime dhe nuk eshte kthyer me ne Klinike.

Edhe disa sqarime: Pacienti nuk eshte me bark te hapur siq transmetojne keto media. Ai eshte me stome te perkohshme. Pacientet me stome mund te jetojne me dekada, pa kurrfare kercenimi per shendetin, perveq aspektit estetik.

Pastaj deklaratat tendencioze te familjareve se gjoja une kam thene se nuk guxojne kirurget tjere ta operojne. Kjo jo vetem qe eshte genjeshter por dhe tendencioze. Perkundrazi, une e kam inkurajuar dr. Rifatin qe rastin ta trajtoje ne menyren me te mire te mundshme.

Mos harroni, vetem ne kirurgjine abdominale jane me teper se 30 kirurgë, dhe shume te tjere ne Spitalet Regjionale. Nuk jam une I vetmi kirurg. Ata kane pasur mundesi te zgjedhin kirurgë te tjere pa problem.

Mediat qe transmetojne informacione te pa perpunuara profesionalisht dhe te njeanshme meritojne ndeshkimin e merituar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara