Mjekë nga Gjeneva trajnojnë stafin e SHSKUK-së

10:28 | 3 Tetor 2019

Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës të enjten ka pritur në takim një delegacion të Qendrës Klinike Universitare të Gjenevës.

Sejdiu përmes një postimi në facebook ka shkuar se udhëheqja e këtij delegacioni doktoresha, Katherine Blondon dhe drejtori i infermierisë, Thomas Fassie do të trajnojnë stafin mjekësor në SHSKUK, shkruan arbresh.info.

“Sot prita në takim një delegacion të Qendrës Klinike Universitare të Gjenevës(HUG) të udhëhequr nga dr. Katherine Blondon, drejtoreshë mjekësore e HUG, Sebastien Savornin, drejtor i infermierisë, Thomas Fassier, mjek i urgjencës dhe drejtor i qendrës interprofesionale simuluese, të cilët bashkë me disa infermierë shqiptarë që punojnë në këtë qendër spitalorepo qëndrojnë në Kosovë për të trajnuar stafin shëndetësor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës”, ka shkruar ai.

I pari i SHSKUK-së ka shtuar gjithashtu se ku bashkëpunim ka lindur pas vizitës që një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK kishte në një qendër.

“Ata i falënderova për mbështetjen dhe përkrahjen që po japin në kuadër të konferencës “Bashkëpunimin ndër profesional, për të përmirësuar sigurinë e pacientëve” ku po ndajnë eksperiencat e tyre profesionale me mjekë dhe infermier/e të SHSKUK-së. Ky bashkëpunim ka lindur pas vizitës që kishte një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK në këtë qendër spitalore,ku ishte premtuar bashkëpunim dhe përkrahje për SHSKUK. Gjatë bisedave që pata me ta,më premtuan se ky bashkëpunim do të intensifikohet dhe kjo qendër spitalore do të përkrahë SHSKUK-në, edhe përmes formave të tjera të bashkëpunimit. Në fund, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për përkrahje, atyre ju ndava një mirënjohje dhe nga një dhuratë modeste”, ka përfunduar Sejdiu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara