Mitrovicë| Vjedhin veturën me targa zvicerane dhe shkaktojnë aksident, policia i arreston

12:44 | 17 Shtator 2020

Dy persona janë arrestuar të mërkurën, pasi në rrugën ”Hoxhë Hasan Tahsini” në Mitrovicë vodhën një veturë me targa të Zvicrës, duke ikur në drejtim të Veriut.

Rastin në polici e ka raportuar dje në mesditë një kosovar, ndërsa ka deklaruar se vlera e veturës është 50.000 euro,shkruan Arbresh.info.

E njëjta veturë siç bënë të ditur në raport Policia e Kosovës, ka shkaktuar aksident trafiku në Zveçan.

Pas tretmanit mjekësor, për shkak të aksidentit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara