Mitrovica Veriore e zbrazët dhe me lëvizje të pakta të qytetarëve, ani pse sot janë zgjedhjet komunale

09:13 | 29 Nëntor 2020

Të pakta janë lëvizjet e qytetarëve që shihen në qyteti e Mitrovicës Veriore, ani pse sot në këtë komunë po mbahen zgjedhjet komunal.

Numër i vogël i qytetarëve deri tani janë parë drejt kutive të votimit deri në këto momente, raporton arbresh.info.

Ndërsa votën e tyre në ora 08:00 e hodhën zyrtarët e Listës Serbe që në mënyrë të organizuar, përfshirë kandidatin për kryetar të kësaj komunë nga Lista serbe, Millan Radojeviq dhe zëvendëskryeministrin, Goran Rakiq.

Pas votimit Rakiq u bëri thirrje qytetarëve serbë të dalin në votim, duke thënë se kandidati i tyre ka dhe besimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe, në këto zgjedhje janë edhe dy kandidatë shqiptar për kryetar në Mitrovicën Veriore, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq, i cili pritet të votojë në ora 9:00, dhe kandidati i PDK-së , Florent Azemi.

Ani pse janë edhe dy kandidatë shqiptar për postin e të parit të Mitrovicës Veriore, në rrugët e këtij qyteti dominojnë billbordet i kandidatit të Listës Serbë.

Zgjedhjet në këtë komunë po mbahen pas dorëheqjes së Rakiqit nga posti i kryetarit pas emërimit ë tij në Qeverinë Hoti .
Zgjedhjet sot janë duke u zhvilluar edhe më Komunën e Podujevës./arbresh info/

Lajmet më të lexuara