Miratohet koncept – dokumenti për financimin e subjekteve politike

09:39 | 1 Dhjetor 2017

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e draft koncept dokumentit për fushën e financimit të subjekteve politike.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se qëllimi i këtij koncept-dokumenti është rritja e transparencës, shkruan arbresh.info.

“Qëllimi i këtij koncept-dokumenti është rritja e transparencës dhe llogaridhënies dhe se financimi i partive politike është i rregulluar me ligj. Është një problematikë e cila që një kohë të gjatë ka qenë prezentë”, ka thënë ai./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara