Minjtë formojnë çerdhe në produktet ushqimore në “Viva Fresh”

11:35 | 9 Janar 2019

Raste të tilla në Kosovë ndodhin shpesh dhe konsumatorët nuk janë aspak të sigurt për atë që konsumojnë.

Në lagjen e spitalit, në Prishtinë, në marketin “Viva Fresh (19)”, janë bërë disa fotografi dhe video skandaloze ku shfaqen disa mijë që kanë formuar çerdhe në produkte ushqimore.

Në fotot dhe videot e siguruara nga lajmi.net, shihet se minjtë janë në produktet e sheqerit.

Mirëpo, personi që i ka bërë këto foto i ka thënë lajmi.net, se minjtë vazhdimisht sillen në produkte ushqimore dhe në produktet e mishit.

Madje, siç pretendon ai mishi i prishur përzihet me mish të paprishur duke i hedhur përbërës të ndryshëm (vinobran) dhe miell për të mos u dalluar se është i prishur dhe më pas servohet për shitje.

Lajmi.net para disa ditësh ka raportuar se si kjo kompani i keqtrajton punëtorët duke i bërë të punojnë me orare të teje zgjatura, një ditë pushim dhe i ndëshkon në mënyra të ndryshme dhe të rënda.

Lajmi.net ka qenë në vendin e ngjarjes, në “Viva Fresh (19)” në lagjen e spitalit, ku ka kërkuar të flas me menaxherin e këtij marketi, mirëpo na është paraqitur një person e prezantuar si menaxhere administrative.

Ajo duke mos dashur të deklarohet zyrtarisht, ka mohuar se në atë objekt mund të ketë ndodhur një gjë e tillë duke thënë se pastërtia është në nivelin maksimal.

Lajmi.net ka insistuar që të bie në kontakt me persona përgjegjës, mirëpo nuk na është ofruar zgjidhje as numër kontaktues veçse është thënë se duhet të shkohet në administratën e përgjithshme të kësaj kompanie.

Raste të tilla në Kosovë ndodhin shpesh dhe konsumatorët nuk janë aspak të sigurt për atë që konsumojnë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale