Ministrja Rozeta Hajdari bashkë me familjarë presin nxjerrjen e kufomave nga miniera

14:33 | 2 Qershor 2020

Vazhdojnë të mbesin nën rrënoja dy viktimat që humbën jetën nga shembja e dheut në Minierën e Artanës, raporton arbresh.info.

Në vendin e ngjarjes tashme ka shkuar edhe ministrja e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.

Arbresh.info ka provuar te flas me ministren Hajdari, por kjo e fundit nuk ka pranuar të flas për shkak të situatës.

“Më falni nuk mundem, jam me familjarë është situatë e dhimbshme”, tha ajo.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes deri në 6 orë do të pritet për nxjerrjen e kufomave.

Deri më tani në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës, zjarrfikësit FKS dhe Ndihma e parë, ndërkaq janë duke pritur që të vijnë edhe ekipe të shpëtimit nga Stantërgu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara