Ministria e Mbrojtjes furnizohet me barna në vlerë prej 92 mijë euro

15:51 | 11 Shtator 2019

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratën e radhës. Bëhet fjalë për furnizimin me barna për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo kontratë buxhetit të ministrisë i ka kushtuar 92 mijë e 777 euro.

FSK këtë tender për furnizim me barna ia ka besuar operatorit ekonomik ‘Agani’ e cila gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Ndërkaq, pjesa e dytë e këtij tenderi që ka qenë furnizimi me material shpenzues për nevojat e FSK-së, Ministria e ka anuluar këtë aktivitet të prokurimit para hapjes së tenderëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara