Ministria e FSK’së nuk e çon në Qeveri projektligjin për FAK’un

20:50 | 30 Prill 2018

Projektligji për formimin e ushtrisë sot ka pasur afat të dërgohet në Qeveri
Ministria e Forcës së Sigurisë nuk e ka mbajtur fjalën.

Ky institucion është dashur sot ta dërgojë në Qeveri projektligjin e ndryshimit dhe plotësimit të ligjeve që kanë të bëjnë me Formimin e Ushtrisë së Kosovë, raporton T7.

Por kjo nuk ka ndodhur.

Këtë e konfirmojnë edhe vetë në Ministrinë e Forcës së Sigurisë.

Ata thonë se i kanë kryer detyrat e tyre, ndërsa tani radhën e ka Ministria e Financave.

Megjithatë ai nuk e sheh si vonese mos procedimin me kohë të këtij projektligji.

Sipas tij, kjo s’do e pengojë formimin e ushtrisë.

Qeveria e Kosovës në një përgjigje me shkrim thotë se projektligji për FAK-un nuk ka arritur.

Për të formuar ushtrinë pro ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç e kërkojnë edhe ndërkombëtarët duhet të votojnë 2/3 e deputetëve të komuniteteve jo shumice.

Pra duhet të votojnë deputetët e Listës Serbe, të cilët janë deklaruar kundër këtij projektligji deri në plotësimin e kritereve që ata kërkojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara