Ministria e Ekonomisë shtynë afatet e rezervimeve turistike në Kosovë, mirëpritet nga përfaqësuesit e këtij sektori

12:01 | 19 Maj 2020

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ka vendosur që të shtyjë shërbimet turistike në Kosovë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Përmes një vendimi, MEPTINIS urdhëron bizneset që personave që kanë rezervuar pushimet në Kosovë t’ua mundësojnë shtyrjen e tyre dhe zëvendësimin e “paketave turistike” me të cilësisë së njëjtë.

“Urdhërohen subjektet turistike që, përmes kuponëve (vouchers) ose dokumenteve të barasvlesfshme, t’u mundësojnë: 1. shtyrjen deri më 31 dhjetor 2021 të shërbimeve turistike të parapaguara ose të rezervuara të turistëve të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë COVID-19; dhe 2. zëvendësimin e paketave me paketa të cilësisë së njëjtë ose më të lartë konsumatorëve të cilëve u janë anuluar paketat turistike për shkak të pandemisë COVID-19, dhe nëse paketat zëvendësohen me paketa të cilësisë më të ulët, konsumatorëve t’ua kthejnë dallimin në çmim”, thuhet në vendim.

URDHËRESËMinistria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, nxjerr këtë urdhëresë për shtyrjen e shërbimeve turistike

Publiée par M E P T I N I S sur Lundi 18 mai 2020

 

Lajmet më të lexuara