Veliu i përmend Ambasadorit turk antarësimin në organizata ndërkombëtare

12:01 | 26 Shkurt 2020

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Në këtë takim  u vlerësua bashkëpunimi i mirë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, sidomos sa i përket bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Turqisë.

Me këtë rast ministri Veliu theksoi prioritet e MPBAP-së, në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, reformën në administratën publike, luftimin e të gjitha formave të krimit dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ministri Veliu u zotua se Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ta bëjë institucion transparent dhe kredibil, një institucion të besueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tonë ndërkombëtarë.

Ndërsa ambasadori i Turqisë në Kosovë,  Cagri Sakar, e uroi ministrin për detyrën dhe shprehu përkushtimin e vendit të  tij në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara