Ministri Pacolli i reagon Daçiqit: Njerëzit e Kosovës janë mbrojtur nga gjenocidi, të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid

13:43 | 8 Nëntor 2018

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Serbia mund të vazhdoj të keqpërdor institucionet ndërkombëtare duke thënë se Interpoli do të mbushet me fletarreste për udhëheqësit e Kosovës.

Pacolli përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohen asnjëherë për veprimet që kanë bërë.

“Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid. E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesē”, shkruan Pacolli.

Statusi i plotë:

E lexova një deklaratë të Dacicit, se gjoja Interpoli do të mbushet me fletarreste për udheheqësit e Kosovës.
Po, mund të ndodhe që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siq ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiçi.
Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona.
Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid.
E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.
Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesē.
Ndërsa bashkëideologet e Dacicit, nuk arrin ti numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme ne Kosovë e rajon!

Shpërndaje në rrjete sociale