Ministri Mustafa premton zgjidhje për tetë të shkolluarit në Turqi

11:09 | 11 Korrik 2019 | Vlora Selimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Shkak për këtë raportim ishte një grup i disa kadetëve të cilët me financimin e ministrisë kishin shkuar për studime në Turqi.

E pikërisht kthyimi pas pesë viteve në vendlindje e ndonëse në përfundim të shkollimit bëri që ministria në atë kohë mos t’i integrojë në punësim por t’i lë jashtë vendeve  që dikur ju kishin premtuar, shkruan arbresh.info.

Ndonëse kanë kaluar pesë vite që këta kadet kanë mbetur të pa punë tash komisioni kërkoi nga ministri Mustafa që të merr në dorë këtë çështje dhe të i sistemojë diku këta kadetë.

Fatmir Xhelili antar i komisionit nga radhët e PDK-së, tha se  shteti duhet të merret me ta, e jo t’i lë anash.

“Me kthimin e tyre nga Turqia, ministria nuk ka tentuar që këta t’i sistemojë dhe t’i punësojë në detyrat përkatëse ndonëse ata ishin radhit ndër të parët gjatë studimeve në Turqi. Ishte dashur që ne t’i sistemojmë ata në punët përkatëse dhe aty ku duhet. E dyta, nuk qohen njerëzit pesë vite në studime dhe pastaj mos me pas përgjegjësi për ta. Kemi pasur takim më përfaqësuesit e këtij grupi. Andaj kërkojmë që pas gjashtë vitesh ju si ministër të gjeni vendin për punësim për këta të rinj dhe shteti ynë t’i përmbush detyrat që i përkasin. Kërkoj që ju ta përmbushni kontratën që ministria e ka bërë me ta para gjashtë vitesh. Andaj ju  e keni përkrahjen tonë me realizu një obligim që e ka pas ministria”, tha Xhelili.

E i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit Mustafa.

Sipas Ministrit në atë kohë në kontratë nuk ka shkruar se ata decidivisht të punësohen pas kthimit në Policinë e Kosovës.

Ndërsa theksoi se tash kur ministria ju ka ofruar punë në agjencitë e ministrisë ata kanë refuzuar këtë punë.

“Jam i shqetësuar për problemin e integrimit të këtyre studentëve pasi që ata kanë pasur një marrëveshje paraprake me ministrin në atë kohë. Unë jam taku më ta në nëntor të vitit të kaluar. Legjislacioni aktual  nuk ju ka lejuar të punësohen në Policin e Kosovës pasi që nuk u përshtat shkollimi. Ministri paraprak ju ka ofruar disa punë, por ata kanë refuzuar pasi që kanë dashur të punësohen vetëm në uniformë. Unë jam i angazhuar në këtë punë dhe jam në përpjekje t’i inkuadrojmë në agjencione tona në Ministrin e Punëve të Brendshme. Kërkoj ndihmën e juaj që këtë marrëveshje që e kemi me ata 11 persona, faktikisht kanë mbetur vetëm tetë se tre kanë dhënë dorëheqje nga ajo kontratë. Unë e kom lexu marrëveshjen qe e kanë bërë në atë kohë sipas marrëveshjes atyre s’ju është premtu decidivisht të integrohen në Policinë e Kosovës dhe pastaj ministria është munduar t’i sistemojë nëpër agjenci, por ata kanë refuzuar”, tha Ministri.

Tutje, ministri Mustafa tha se do të mundohen që këta persona t’i sistemojë në agjencitë e ndryshme brenda ministrisë dhe në këtë mënyrë t’i shfrytëzojnë edhe aftësitë e tyre.

E Ismet Beqiri nga LDK-ja, tha se është e pakuptimtë që shteti të investoj e më pas t’i lë jashtë pune këta persona.

“Ky o ni problem i trashëguar dhe ju kuptoj. Kjo është papërgjegjësi e atyre që kanë qenë në poste të nalta në atë kohë. Vetë fakti që i kanë financuar ishte dashur të merren me ta. Ju përgëzoj për iniciativën tuaj Ministër. Është e pa pranueshme më i lënë deri tash ata persona jashtë vendeve ku do të mund të jepnin kontribut. Do të duhej t’i lëmë anash punësimet familjare dhe të kthejmë kokën nga ta. Ne jemi në muajn korrik, njerëzve duhet më ja kput kanopin dhe duhet më ju jap një përgjigje dhe duhet më ju bë zgjidhje atyre personave. Pasi që për ta ka investu shteti dhe duhet të ketë vullnet që ata t’i sistemojmë”, është shprehur Beqiri.

Nëse s’ka vende për punësim për ta, atëherë pse i kanë dorëzuar këta kadet për shkollim jashtë vendit?

Këtë pyetje e ka ngritur Rexhep Selimi nga Vetëvendosje gjatë mbledhjes se komisionit.

“Një fakt qëndron se studentët nga rajon që kanë qenë si ata janë integruar në policitë e shtetit. Pyetja është se nëse s’ka vijë ligjore, atëherë pse janë dërguar këta persona për studime jashtë vendit. Pyetja tjetër është, si do t’i integroni tash”,” shprehë dyshimet Selimi.

E sipas Ministrit në atë kohë më mirë do të ishte të dërgohen për shkollim njerëz të cilët ishin të punësuar në Policinë e Kosovës.

“Ne si ministri do të angazhohemi që ata të punësohen. Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2008 ishte në të mirë të sigurisë së Kosovës, por më mirë ishte dashtë që në Turqi në atë kohë të dërgohen kadetët që kanë qenë të punësuar në Policinë e Kosovës. Kjo do të lehtësonte punën”, tha Ministri.

Në fund komisioni së bashku me ministrin Mustafa u dakorduan që këtyre tetë personave të ju bëhet një zgjidhje. /arbresh.info/(FOTO: Ruzhdi Pacolli, Kamera: Pajtim Bejtullahu)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara