Ministri i Shëndetësisë përkrah ligjin anti-Covid

19:39 | 6 Korrik 2020

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka deklaruar se do ta përkrahë ligjin anti-Covid, i cili është kërkuar të kaloj përmes Kuvendit të Kosovës.

Në një dokument të siguruar nga portali arbresh.info shihet edhe nënshkrimi i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt.

Përmes një dokumenti dërguar Kuvendit të Kosovës, thuhet se Ministria e Shëndetësisë e përkrahë këtë nismë ligjore dhe i ofron mundësinë e reagimit sa më të shpejtë në funksion të menaxhimit të situatës së krijuar nga Covid-19.

Ndryshe, kujtojmë se ky ligj u hartua nga vetë kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, nismë e cila do të diskutohet të enjtën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara