Ministri i Jashtëm: Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare do të jetë i pandalshëm, Interpoli misioni ynë i madh

08:51 | 11 Tetorë 2018

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Paocolli ka trhënë se sot ka filluar punimet sesioni presidencial në Samitin e organizatës së Frankofonisë.

Në një Status në rrjetin social, Pacolli ka shkruar se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare do të jetë i pandalshëm dhe se Interpoli është misioi i madh.

Statusi i plotë:
Sapo filloi punimet sesioni presidencial në samitin e organizatës së Frankofonisë. Kosova do të konfirmojë sot ngritjen e statusit si vend anëtar i asocuar. Të jesh anëtar i kësaj organizate të rëndësishme politike do të thotë shumë për Kosovën. Anëtarësimi i vendit tonë në organizata ndërkombëtare do të jetë i pandalshëm. Interpoli, misioni ynë i madh.
Siguria dhe paqja ndêrkombëtare është synimi i Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale