Ministri i Financave me pasuri afër 250 mijë euro

14:23 | 6 Qershor 2019

Mban ‘kuletën’ e shtetit.

E edhe pasuria e ministrit të Financave të Kosovës, Bedri Hamzës kap shifrën mijëra euro. Në deklarimin e pasurisë të bërë publik në faqen zyrtare të Agjencisë Kundër Korrupsionit thuhet se pasuria e paluajtshme e Hamës arrin 350 mijë euro ose saktësisht 241 mijë euro.

Ministri Hamza, tokë e banesa ka deklaruar në vlerë 224 mijë euro. Ai ka deklaruar dy banesa, njërën 120 metra katror dhe arrin vlerën 70 mijë euro ndërsa tjetra 98 metra katror në vlerë 46 mijë euro.

Ndërsa tokë pune në vlerë 100 mijë euro dhe garazhe 8 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar në pronësi një veturë të tipit Mercedes në vlerë 6 mijë e 500 euro dhe një veturë Renaulut në pronësi të bashkëshortes në vlerë 11 mijë euro.

E para të gatshme Hamza dhe bashkëshortja e tij arrin mbi 20 mijë euro. Në dy banka të vendit i pari i Financave ka të kursyera 20 mijë euro ndërsa bashkëshortja e tij 320 euro.

Ndërsa te hyrat vjetore ka deklaruar mbi 50 mijë euro. Nga paga në Bankën Qendrore të Kosovës ka deklaruar të hyra vjetore në vlerë 24 mijë e 255 euro, nga pozita e ministrit të Financave 15 mijë e 257 euro, ndërsa nga kolegj privat në vend merr  11 mijë e 542 euro.

E bashkëshortja e tij merr  5 mijë e 900 euro nga QKMF në Mitrovicë.

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza nuk ka deklaruar asnjë kredi/Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara