Ministri i AAK-së tregon pse Besenik Tahiri nuk e zëvendësoni Avdullah Hotin

18:17 | 5 Gusht 2020

Selim Selimi i AAK-së, nuk ka mohuar se ka se disa probleme brenda koalicionit qeverisës, që kanë nisur nga vizita e kryeministrit Avdullah Hoti në Bruksel, ku u takuar me Presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Por, Selimi ka treguar arsyen se pse zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri nuk e ka zëvendësuar, kryeministrin, Avdullah Hotin, ani pse Tahiri është zëvendëskryeministri i parë, shkruan Arbresh.info.

“Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri është zëvendëskryeministri i parë por që ai është në pushim dhe kjo është arsyeja pse atë po e zëvendëson zv.kryemnistrija nga NISMA, Albulena Halimi-Balaj”, ka thënë Selimi në T7.

Ndryshe kryeministri Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 të dielën dhe po qëndron i izoluar.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara